Një baba dhe djali i tij janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, katër ditë pas tërmeteve shkatërrimtare që goditën vendin.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në shtetin bregdetar La Guaira dhe u konsiderua si një moment shprese për ekipet ndërkombëtare që vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë.
Të lidhura
None found
Dy të mbijetuarit u transportuan me barela të improvizuara drejt një ambulance. Të dy ishin ishin në gjendje të vështirë shëndetësore, por arritën të mbijetonin.
Sipas autoriteteve, shpëtimi u bë i mundur pas dymbëdhjetë orësh pune intensive. Ekipet përdorën kamera të posaçme për kërkim, pajisje teknologjike dhe mjete të specializuara për të depërtuar në strukturat e paqëndrueshme pa rrezikuar jetën e personave të bllokuar.
Tërmetet që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar kanë shkaktuar të paktën 1450 viktima, ndërsa mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Vetëm gjatë fundjavës u shpëtuan të paktën 33 persona, por autoritetet paralajmërojnë se shpresat për të gjetur të mbijetuar zvogëlohen ndjeshëm pas 72 orëve nga një tërmet.
Megjithatë, shpëtimi i babait dhe djalit katër ditë pas katastrofës ka rikthyer optimizmin te ekipet e kërkim-shpëtimit dhe familjet që ende presin lajme për të afërmit e tyre.
