Një fjalim i mbajtur tetë vite më parë nga ish-deputeti Dashamir Shehi në Kuvendin e Shqipërisë po shihet sot si më aktual se kurrë.
Nga foltorja e Parlamentit në vitin 2018, Shehi deklaronte se kryeministri Edi Rama e shet dhe e blen Shqipërinë sipas qejfit të tij, me synimin e vetëm për të mbetur në pushtet.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Rama përpiqet të paraqitet si perëndimor, por në thelb mbetet trashëgimtar i komunistëve, ndërsa Perëndimi, ku ai kërkon të dëshmojë se bën pjesë, nuk njeh kryeministra “karagjozë”.
“Ky kryeministri ynë e shet e blen Shqipërinë si të ketë qejf, vetëm të rrijë në pushtet dhe tallet me këdo që mendon ndryshe, jemi turkoshakë. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, sepse vetëm ky me atlete të bardha meriton të jetë perëndimor. Sidomos ne të Tiranës, ne hamë plënc e groshë, ky ha havjar, aristokrati. Ky nuk ka asnjë lidhje me Perëndimin, nuk ka Perëndimi kryeministra karagjozë si ky.
Ky është turpi që na qeveris. Le të thotë për mua që ha groshë e plëndës, nuk flliqem fare, mjafton t’i shërbej vendit tim siç i kam shërbyer. Im atë ka mbaruar në Torino, jo si babai i tij që mbaroi në Rusi, këlyshët e komunizmit. Kush i del kundër është turkoshak, anadollak, grekofon ia vë emrin si t’u teket.
Do të vijë dita të përplasemi me një realitet shumë më të ashpër, reflektoni. Ne jemi burra shteti e duhet të mendojmë për Shqipërinë. Nëse është këtu për batuta, plënc edhe raki, e lë 200 vite pas, është nxënësi im për këtë punë ai. Ne themi të kemi një shtet normal, jo një shtet karagjoz”, u shpreh ai.
Ndërkohë, prej 30 ditësh, sheshi përpara Kryeministrisë dhe më pas rrugët e Tiranës janë mbushur me mijëra shqiptarë që kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij.
Protesta që nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një revoltë popullore që kërkon ndryshimin e establishmentit.
