Serbët kanë filluar tashmë të grumbullohen në Gazimestan, pranë Obiliqit, për shënimin e të ashtuquajturit Vidovdan.
Në hyrje, policia po kryen kontrolle për të parë nëse pjesëmarrësit kanë me vete simbole që nxisin urrejtje ndëretnike.
Të lidhura
None found
Burime policore në terren kanë bërë të ditur se deri në këtë fazë gjendja ka qenë e qetë dhe pritet që e tillë të mbetet deri në përfundim.
Po ashtu, kp ka mësuar se forcat e policisë janë shtuar tashmë, ndërsa po monitorojnë situatën dhe po ofrojnë siguri për qytetarët.
