Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, iu bashkua protestës së qytetarëve të zhvilluar para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një protestë të jashtëzakonshme dhe jo thjesht një grumbullim njerëzish.
Sipas tij, kjo dalje qytetare përbën një sinjal të qartë se frika është rrëzuar dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar. Salianji theksoi se bulevardi është shndërruar në pikëtakimin e të rinjve, profesionistëve, sipërmarrësve, intelektualëve dhe qytetarëve të zakonshëm.
Të lidhura
None found
Ai u shpreh se në këtë protestë janë mbledhur njerëz me bindje të ndryshme, por të bashkuar nga një synim i përbashkët: një Shqipëri me dinjitet, me rregulla të barabarta për të gjithë, me meritokraci, demokraci funksionale dhe institucione që i shërbejnë qytetarit, jo pushtetit.
“Kur njerëzit humbasin frikën dhe fitojnë besimin tek forca e tyre, asnjë propagandë dhe asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin. Bulevardi po flet dhe zëri i qytetarëve është më i fortë se çdo përpjekje për ta heshtur atë”, shprehet Salianji.
