Aktori i njohur Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së mbajtur para Kryeministrisë, deklaroi se ndërsa protestuesit po arrestohen, sipas tij në pranga duhet të vihej kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi se ka shitur Shqipërinë.
Ai përdori tone të ashpra ndaj Ramës, duke thënë se edhe përmendja e emrit të tij e ndot gjuhën shqipe.
Të lidhura
None found
“Ata që folën para meje e pasuruan gjuhën shqipe, sepse Edi Rama, ai maskarai, ndyrësira, qebësira, sepse emri i tij na bën pis gjuhën.
Dëgjova se disa nga djemtë e protestës janë arrestuar, kur jemi të barabartë para ligjit pse nuk fusin këtë maskarain në burg.
Pse nuk fusin këtë të kalbet atje?
Ka hequr 12 milje det, Vlorën, Lezhën, Burtintin, nuk i kemi më, i ka shitur.
Duhet t’i shohim të gjitha gjërat dhe ta duam atdheun tonë.
Nuk ka asgjë më të bukur se Shqipëria”, tha ai.
