Avokati i Bekim Metës: Mbrojtja kundërshtoi kërkesën për paraburgim, vendimi i gjykatës pritet në orën 18:15

Luan Tasholli, avokati i veteranit të luftës së UÇK-së Bekim Meta, ka folur për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë që ndaj klientit të tij të caktohet masa e paraburgimit.

Sipas tij, mbrojtja i ka dorëzuar tashmë kundërshtimet dhe arsyetimet juridike përballë kërkesës së prokurorisë, ndërsa hapi i radhës i takon gjykatës, e cila pritet të marrë vendim.

Të lidhura

None found

Tasholli: Paraqitëm argumentet juridike kundër kërkesës së prokurorisë për paraburgim, presim vendimin e gjykatës

“Ne si mbrojtje kemi dhënë kundërshtimet dhe argumentet tona juridike lidhur me kërkesën e prokurorisë, kështu që tash e tutje gjykata do të tërhiqet për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e masës së paraburgimit, edhe shpresojmë edhe besojmë fuqishëm, që klienti jonë do të lirohet nga kjo, realisht klienti im thjesht do të mbrohet në liri, ose me fjalë të tjera gjykata nuk do të caktojë kërkesë për masën e paraburgimit si masë më e rëndë për sigurinë e të pandehurit në procedurë. Deri tani këto janë, tash e tutje presim vendimin e gjykatës në raport me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Tasholli.

Vendimi i gjykatës për kërkesën e Prokurorisë ndaj Bekim Metës pritet të bëhet i ditur në ora 18:15.

Në Gjykatën Themelore në Lipjan, lidhur me këtë rast, po përballen veterani i luftës së UÇK-së Bekim Meta dhe fqinji i tij, Skender Shahini.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit, ku një grup personash të komunitetit rom dyshohet se e kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij, si edhe Bekim Metën, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë palët.

Jashtë gjykatës, një grup veteranësh dhe qytetarësh nga Lipjani po protestojnë në mbështetje të Bekim Metës dhe po kërkojnë nga organet e drejtësisë që rasti të trajtohet drejt. Sipas tyre, Meta është i pafajshëm, pasi ka ndërhyrë vetëm për të ndarë palët.


Shtuar 26.06.2026 18:07

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingceltabetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet