Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rastet e vdekjeve të dhunshme në vitin 2025 kanë shënuar rritje prej 6,8 për qind në krahasim me vitin paraprak. Në total janë evidentuar 546 persona, ndërsa prej tyre 374 janë meshkuj dhe 172 femra.
Siç njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës, pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme e zënë rastet aksidentale, që përfaqësojnë 82,2 %, ose 449 persona. Pas tyre renditen vetëvrasjet me 14,8 %, përkatësisht 81 persona, si dhe vrasjet me 2,9 %, ose 16 persona.
Të lidhura
None found
Sa i përket kategorisë së vrasjeve, janë regjistruar 16 persona, nga të cilët 9 meshkuj dhe 7 femra. Peshën më të madhe e kanë rastet kur vdekja ka ardhur si pasojë e tentativës për shkaktim të lëndimit trupor me të shtëna nga armë zjarri ose armë të tjera të paspecifikuara, me 1,5 % të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme./Alsat/
