I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, deputeti Petro Koçi foli për debatin e hapur pas publikimit të një dokumenti pagesash, i cili ka sjellë reagime dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik.
Ai u ndal veçanërisht te përfshirja e emrit të Tahir Sinanit në dokument, duke sqaruar se, sipas të dhënave që ka në dispozicion, nuk bëhet fjalë për dëshmorin e njohur, por për një person tjetër.
Të lidhura
None found
Sipas Koçit, pikërisht ky detaj ka prodhuar një keqkuptim të madh, i cili po shfrytëzohet për të mbajtur ndezur një debat të panevojshëm.
“Nuk ka vlerë dokumenti po ta shohim me detaje.” – tha Koçi.
Gjatë bisedës, ai shprehu dyshimin se ekzistojnë interesa të caktuara për ta mbajtur gjallë këtë keqkuptim, ndonëse faktet, sipas tij, tregojnë një realitet tjetër nga ai që po serviret publikisht.
Koçi theksoi se përdorimi i emrit të Tahir Sinanit në këtë diskutim përbën problem më vete, pasi krijon perceptime të gabuara dhe largon vëmendjen nga përmbajtja e vërtetë e dokumentit.
“Ajo që është e rëndësishme është të shihet me kujdes se për çfarë bëhet fjalë realisht dhe jo të nxirren përfundime të nxituara.” – shtoi ai.
Sipas deputetit, pagesat e përfshira në dokument mund të kenë lidhje me shërbime, mallra apo transaksione të tjera të zakonshme dhe jo domosdoshmërisht me pretendimet që janë ngritur publikisht gjatë ditëve të fundit.
