Grupi i Punës për Reformën e Legjislacionit Zgjedhor po i afrohet mbylljes së punës së tij me përgatitjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Mbledhja e sotme u përqendrua te çështjet e mbetura pezull dhe te propozimet që kanë për qëllim përafrimin e rregullave zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Të lidhura
None found
Anëtarët e grupit shqyrtuan nismat e sjella nga partitë politike dhe u arrit përfundimi se pjesa më e madhe e zgjidhjeve tashmë është harmonizuar, me një nivel të lartë dakordësie mes pjesëmarrësve.
Nesër, partitë politike duhet të paraqesin në mënyrë elektronike qëndrimet e tyre për propozimet që kanë mbetur, ndërsa më pas do të përgatitet teksti përfundimtar i ndryshimeve ligjore.
Pritet që zgjidhja e dakordësuar të kalojë në një procedurë të mëtejshme ligjore, duke vijuar reformimin e sistemit zgjedhor./Telegrafi/
