Deputeti i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i është drejtuar Policisë së Kosovës me një apel që të marrë menjëherë masa ndaj atyre që po ngasin trotinete elektrike dhe biçikleta nëpër sheshe dhe zona për këmbësorë, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.
Sipas tij, edhe motoçikletat e fuqishme që krijojnë zhurmë të madhe në rrugët e kryeqytetit po i shqetësojnë qytetarët, ndërsa shpejtësia e lartë dhe lëvizja e pakontrolluar në hapësirat publike po e cenojnë komunikacionin dhe po shkaktojnë pasiguri. Ai theksoi se trotinetet, motoçikletat dhe biçikletat nuk duhet të lejohen të qarkullojnë në sheshin e qytetit mes këmbësorëve, sepse çdo ditë rrezikohen fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë qytetarët.
Të lidhura
None found
Bajqinovci shtoi se sheshet janë të destinuara për këmbësorët dhe jo për gara me trotinete, motoçikleta apo biçikleta.
Ai kërkoi që kontrollet të forcohen, shkelësit të ndëshkohen dhe, kur kjo është e domosdoshme, mjetet t’u konfiskohen atyre që shkelin ligjin dhe e rrezikojnë jetën e të tjerëve. Sipas tij, siguria e qytetarëve duhet të mbetet prioritet.
