Ikballe Huduti është shpallur këtë të enjte person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i është përcjellë Policisë së Shtetit për zbatim, me qëllim që kjo shtetase të nxirret dhe të mos lejohet të hyjë në territorin e vendit për një periudhë 15-vjeçare, me motivacionin e kërcënimit për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
Huduti ka qenë e pranishme në protestat qytetare në Tiranë. Po këtë të enjte, kryeministri Edi Rama reagoi për të, duke e cilësuar si përfituese dhe jo si protestuese.
Të lidhura
None found
Ndër të tjera, Rama shkruan se ata u shpërndajnë të rinjve protestues helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë. Ai publikoi edhe dy foto të saj, duke theksuar se ajo kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë, të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit.
Ai nënvizoi gjithashtu se në foton tjetër ajo shfaqet përkrah ish-presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e quajti kryeshërbëtor të ajatollahëve.
