Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën gjatë natës, një platformë online e ngritur për të gjurmuar personat e humbur raporton se mbi 10 mijë individë rezultojnë ende të zhdukur.
Emrat e të raportuarve si të zhdukur janë shpërndarë në internet, përfshirë edhe nga përfaqësues të opozitës venezueliane, të cilët po publikojnë përditësime mbi gjendjen humanitare.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara nga platforma e ndjekjes tregojnë se mbi 10 mijë persona figuronin të zhdukur.
Kjo shifër vjen ndërsa skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në zonat më të goditura, ku shumë godina janë shembur dhe dyshohet se shumë banorë kanë mbetur nën rrënoja.
Më herët, autoritetet venezuelase bënë të ditur se numri i viktimave ka kaluar 160 persona, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Bilanci pritet të rritet me përfundimin e kërkimeve.
