Arbërie Nagavci, ish-ministre dhe deputete e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre është që për postin e presidentit të gjendet një figurë konsensuale dhe jopartiake.
Ajo u shpreh se, sipas mendimit të saj, LVV në këtë moment është e gatshme dhe e interesuar që të hyjë në bisedime shumë serioze për t’u dakorduar mbi një emër të tillë për president apo presidente të Kosovës.
Të lidhura
None found
Nagavci theksoi gjithashtu se praktika po dëshmon çdo ditë se kandidatët partiakë nuk kanë qenë shembulli më i mirë, edhe për arsye se presidenti duhet të ketë një rol unifikues.
