Malisheva nis largimet para sfidës me Vllazninë, largohet edhe ish-mbrojtësi i Superiores

Malisheva ka hyrë në fazën e ndryshimeve në përbërje përpara pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, aty ku në turin e parë kualifikues të Conference League do të ketë përballë Vllazninë. Së fundmi, klubi ka bërë të ditur largimin e 5 futbollistëve.

Nga skuadra e Superligës së Kosovës janë ndarë portieri Flamur Gashi, sulmuesit Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta, si edhe mbrojtësi Samuel Opeh. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Laçit në Superiore, ndërsa pas mbylljes së aventurës me Malishevën ka firmosur me ekipin kazak të Irtysh.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e publikuar, klubi shpreh mirënjohje të sinqertë për Flamur Gashin, Altin Aliun, Mevlan Zekën, Assane Diattën dhe Samuel Opeh, duke bërë me dije se nga sot ata nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Më tej, Malisheva i falënderon lojtarët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë mbrojtur ngjyrat e klubit, duke theksuar se çdo ndeshje, çdo stërvitje dhe çdo sakrificë për skuadrën do të mbetet pjesë e rrugëtimit të saj.

Në fund të reagimit, klubi u uron suksese në vijim të karrierës dhe në çdo sfidë që i pret, ndërsa thekson se dyert do të mbeten gjithmonë të hapura për ta. Mesazhi mbyllet me falënderime për gjithçka dhe urime për kapitullin e ardhshëm.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet