“Lumumba” rikthehet në tribunat e Kupës së Botës dhe fiton sërish zemrat e tifozëve

Michel Kuka Mboladinga, që në mbarë botën njihet si “Lumumba”, ka arritur më në fund ta ndjekë Kupën e Botës nga stadiumi, duke u shndërruar menjëherë në një nga figurat më të pëlqyera mes tifozëve.

Prania e tij u vu re në sfidën kundër Kolumbisë, pasi nuk kishte mundur të ishte në ndeshjen hapëse ndaj Portugalisë për shkak të një izolimi të përkohshëm, të kërkuar nga autoritetet amerikane në kuadër të protokolleve shëndetësore për hyrjen në vend.

Të lidhura

None found

Pasi kaloi procedurat dhe verifikimet përkatëse, ai iu bashkua delegacionit të DR Kongos. Menjëherë sapo u shfaq në stadium, “Lumumba” u bë viral, pasi shumë tifozë e dalluan në tribuna dhe gjatë pushimit të ndeshjes kërkuan fotografi e selfie me të.

Ai u kthye në një nga atraksionet kryesore të spektaklit, duke marrë vëmendje po aq sa edhe futbollistët që ishin në fushë.

Kush është “Lumumba”?

Michel Kuka Mboladinga konsiderohet një prej figurave më emblematike të tifozerisë së Kongos. Pseudonimi i tij është një nderim për Patrice Lumumba, figurën historike të pavarësisë së Kongos dhe një simbol të dinjitetit kombëtar.

Pozat e tij të veçanta, të frymëzuara nga statuja e Lumumbas në Kinshasa, e kanë bërë një simbol të njohur të pasionit afrikan për futbollin, si edhe një figurë shumë të dashur të Kupës së Botës 2026.

Ai kishte fituar famë edhe në Kupën e Kombeve të Afirkës vitin e kaluar, kur Kongo arriti të luante deri në çerekfinale.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetzirvebetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet