Egnatia ka marrë një tjetër fitore në fazën përgatitore që po zhvillon në Bansko të Bullgarisë, pasi në një ndeshje miqësore mundi Dritën e Gjilanit me rezultatin 2-1.
Skuadra rrogozhinase, kampione e Shqipërisë, u paraqit mirë ndaj ekipit nga Kosova dhe konfirmoi një gjendje inkurajuese përpara nisjes së sezonit të ri.
Të lidhura
None found
Me këtë sukses 2-1, Egnatia regjistroi edhe fitoren e dytë përballë skuadrave kosovare gjatë kësaj periudhe përgatitore.
Kjo fitore është pjesë e punës verore të ekipit të Rrogozhinës, që po përgatitet intensivisht për të mbërritur në formën më të mirë në ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Champions League ndaj Petrocub.
