Ministria franceze e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës në Francë që nga nisja e epidemisë aktuale.
I infektuari është një mjek humanitar, i rikthyer së fundmi nga një zonë e Republikës Demokratike të Kongos ku virusi vazhdon të jetë aktiv. Ai u dërgua menjëherë në një spital të specializuar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve shëndetësore, rasti është zbuluar në Francën metropolitane, ndërsa pacienti është vendosur në izolim të plotë. Po zhvillohet edhe gjurmimi i kontakteve, me synimin për të parandaluar çdo përhapje të mundshme të infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë ka nënvizuar se rreziku për popullatën e përgjithshme në Evropë mbetet “i ulët”, por ka theksuar se situata po vëzhgohet nga afër.
Referuar raportimeve të “Ouest France”, që nga mesi i majit në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar rreth 1,000 raste infektimi dhe 254 viktima, ndonëse numri real mund të jetë më i lartë për shkak të nënraportimit.
Autoritetet franceze, së bashku me ato shëndetësore europiane, po e ndjekin me vëmendje të shtuar zhvillimin e situatës për të shmangur përhapje të mëtejshme të virusit.
