U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka zhvilluar një takim lamtumirës me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në përmbyllje të mandatit të tij në Kosovë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Haxhiu e ka falënderuar Barbanon për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit të tij në Kosovë, si edhe për rolin e ushtruar në kuadër të mandatit të EULEX-it në mbështetje të sundimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij takimi, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka vlerësuar qasjen profesionale dhe korrekte të Barbanos përgjatë mandatit të tij.
Po ashtu, ajo i ka uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme.
