La Repubblica shprehet se Juventus po mendon për goditjen e madhe sezonin e ardhshëm, me tu liruar nga rroga e Cristiano Ronaldos.
Bardhezinjtë po mendojnë menjëherë për një zëvëndësues të denjë dhe emri në krye të listës është Haaland.
Për norvegjezin konkurrenca është e pamëshirshme por bardhezinjtë do të tentojnë nënshkrimin.
Për Haalan bardhezinjtë duhet të përballen mbi të gjitha me Real Madrid e Chelsea por Juve shpreson të shfrytëzojë marrdhëniet e mira me Raiolan për të përdorur në favor klauzolën prej 75 milionë euro në kontratën e norvegjezit e cila aktivizohet sezonin e ardhshëm.
Nga pikëpamja e rrogës dhe e komisioneve të Raiolas bardhezinjtë nuk do të mbeteshin prapa anglezeve.
Vetë Haaland do të kishte garancin e vendit titullar pa Ronaldo e mbase pa Morata në ekip.