Rama ndan postimin e Labinot Bislimit të AAK-së: “Flamingoja do rehati, ndërsa shqiponja kërkon horizont”

Këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim ku përfshihet përfaqësuesi politik i AAK-së, Labinot Bislimi. Në publikimin e tij, Rama tregon se Bislimi, përmes një statusi, i cilëson protestat në Shqipëri si të organizuara me synime që ai i konsideron anti-kombëtare.

Status i Kryeministrit Edi Rama:

Të lidhura

None found

Labinot Bislimin nuk e kam takuar asnjëherë, por nuk munda të mos e ndaj me ju këtë shkrim të tij të para dhjetë ditëve, duke falënderuar mikun tonë të përbashkët që ma nisi sot; më mirë vonë se kurrë:-)

VENDI I FLAMINGOVE APO VENDI I SHQIPONJAVE

A e dini se emri Shqipëri nënkupton vendin e shqiponjave? Shpesh kështu na përshkruajnë edhe mediat e huaja. Megjithatë, ndonjëherë pyes veten nëse jemi vërtet të tillë.

Këto ditë po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Tiranë.

Mua më duket se kemi të bëjmë me një protestë të bukur, krijuese dhe tejet paqësore.

Madje, kam përshtypjen se shqiptarët kishin nevojë të rigjenin veten përmes njëri-tjetrit. Të dilnin bashkë, të bisedonin mes tyre si ndoshta nuk kanë bërë më parë. Më shumë sesa revoltë, kjo ngjan me një shpërfaqje dashurie. Një mënyrë për t’i thënë Shqipërisë: “Të duam.”

Por ç’lloj dashurie është kjo?

Besoj se është dashuria e atyre që ndjejnë se Shqipëria po transformohet me një ritëm aq të shpejtë, sa po u rrëshqet nga duart. Një mall për Shqipërinë e varfër, të paprekur dhe ende larg ritmeve të globalizimit e turizmit masiv.

Është mall për “bukë, kripë e zemër”. Për Tiranën e lagjeve të vjetra, ku fëmijët luanin në rrugë dhe në oborret e njëri-tjetrit. Për një lumturi të thjeshtë, që shpesh gjendej në varfëri e që sot duket sikur tretet në skicat e një ekonomie të re, ku njeriu nuk ecën më, por rend.

Rend sepse garon me komshiun. Me mikun. Me brezat e tjerë. Me vetveten.

Në këtë Shqipëri të re, askush nuk e zotëron plotësisht, por të gjithë kërkojnë ta mbajnë nën kontroll. Secili dëshiron ta formësojë sipas këndvështrimit të vet.

Atë e duan për vete ideologët e majtë dhe të djathtë. Konservatorët dhe liberalët. Nacionalistët dhe globalistët. Pro-amerikanët dhe anti-amerikanët. Laikët dhe fetarët. Të gjithë thonë se e duan Shqipërinë, por secili e sheh përmes pasqyrës së vet.

Problemi është se shumë prej tyre nuk dinë ta duan bashkë me njëri-tjetrin.

Pikërisht aty nis përplasja me zhvillimin.

Sepse zhvillimi ekonomik e nxjerr shoqërinë nga komoditeti i saj. E shtyn të ndryshojë. E detyron të pranojë ritme të reja, njerëz të rinj, ide të reja dhe një konkurrencë të re.

Flamingot nuk janë shkaku i vërtetë i protestës. Ato janë thjesht simboli.

Simbol i një rehatie të vjetër, i një ngecjeje të njohur dhe të kuptueshme. Një dëshirë për të qëndruar herë mbi njërën këmbë e herë mbi tjetrën, pa marrë vrull drejt së panjohurës.

Shqiponja është ndryshe.

Ajo nuk qëndron buzë ujit duke shijuar qetësinë. Nuk pret që bota t’i afrohet. Ajo fluturon lart. Sheh larg. Merr rrezik. Del në kërkim të gjahut.

Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.

Prandaj unë nuk besoj se kjo protestë lidhet me Edi Ramën. As me urrejtjen. As me bukën e gojës. As me shumicën e parullave që valëviten në duar.

Të gjitha këto janë vetëm forma të ndryshme të të njëjtit shqetësim:

“Nuk po e përballojmë dot shpejtësinë e ndryshimit. Duam ta vëmë nën kontroll.”

Por kush do ta kontrollojë?

Ata që e kanë zëvendësuar dijen me teoritë e Facebook-ut?

Ata që flasin për zhvillim pa e kuptuar çfarë është zhvillimi?

Ata që të ardhmen e përfytyrojnë si kthim pas në të shkuarën?

Ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk duan të rikthehen kurrë, por e duan vendin vetëm si kujtim të varfërisë prej së cilës janë larguar?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Palestinës ose e urrejnë përmes Izraelit?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Greqisë, Turqisë apo Serbisë, por jo përmes vetë Shqipërisë?

Në fund, e gjitha kjo të ngjan me një protestë me shumë parulla, me shumë kërkesa që bien ndesh me njëra-tjetrën, me shumë nevojë për vëmendje dhe me shumë dëshirë për t’u takuar me njëri-tjetrin, por me pak qartësi për destinacionin.

Dhe kjo është arsyeja pse mua më duket më shumë si një protestë e flamingove sesa e shqiponjave.

Flamingot mund të qëndrojnë gjatë, herë mbi njërën këmbë e herë mbi tjetrën.

Por vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur.

Ai duhet të fluturojë. Duhet të kërkojë horizonte të reja. Duhet ta përshkojë tranzicionin e vet ekonomik dhe historik.

Për shqiponjat duhet të flasim tani.

Për flamingot do të kemi kohë më pas.

Cristiano Ronaldo vijon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

41-vjeçari realizoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Uzbekistan, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikëve dhe duke e çuar në 975 totalin e golave të karrierës së tij.

Me këtë dopietë, Ronaldo u ngjit edhe në vendin e parë të golashënuesve më të mirë të Portugalisë në historinë e Kupës së Botës. Ai arriti në kuotën e 10 golave, duke lënë pas legjendën Eusebio, që e mbante deri tani këtë rekord.

Po ashtu, kapiteni portugez u bë edhe golashënuesi i dytë më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, në moshën 41 vjeç e 138 ditë. Rekordi vazhdon të mbahet nga Roger Milla, i cili shënoi në moshën 42 vjeç e 39 ditë.


Shtuar 24.06.2026 12:55

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş