Policia e Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i vitit 2026 e deri tani janë konfiskuar mbi 6 mijë patentë shoferë.
Sipas policisë, kjo masë zbatohet në përputhje me legjislacionin që rregullon fushën e trafikut.
Të lidhura
None found
Në përgjigjen e saj, PK theksoi se i zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe, në këtë rast, ato që kanë të bëjnë me trafikun, ku përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme parashihen edhe masa mbrojtëse. Si rezultat, nga fillimi i këtij viti, 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Policia bëri të ditur se kjo përgjigje vjen pas dilemave të ngritura nga njohës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë thënë se “Policia e Kosovës përmes konfiskimit të patentë shoferëve po shkelë të drejtat e njeriut”.
