PZAP hodhi poshtë kërkesën për rinumërim, ekspertët flasin për prapaskenat dhe ndikimin e mundshëm për PDK-në

Procesi paszgjedhor po vazhdon të shoqërohet me ankesa, kundërshtime dhe pretendime nga kandidatë politikë, ndërsa organet kompetente po i trajtojnë ato sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Në mesin e rasteve të fundit është edhe ai i kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Të lidhura

None found

Kjo kërkesë, megjithatë, është refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka cilësuar ankesën e tyre si të pabazuar.

Nga vendimi i publikuar rezulton se paneli ka vlerësuar se pretendimet e paraqitura nuk janë shoqëruar me prova dhe argumente të mjaftueshme që do të arsyetonin nisjen e një rinumërimi të ri në shkallë të përgjithshme.

Ankesa e Haxhiut dhe Kryeziut ishte drejtuar kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me kërkesën që të rishqyrtoheshin të gjitha votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja.

Të dy kandidatët kishin shprehur dyshime për mënyrën se si ishte zhvilluar numërimi, duke kërkuar një verifikim shtesë të rezultateve tashmë të publikuara.

Në arsyetimin e vet, PZAP ka theksuar se një kërkesë për rinumërim duhet të mbështetet në fakte konkrete dhe dëshmi bindëse, të afta për të provuar parregullsi që ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor. Sipas panelit, në këtë rast ankesa nuk e ka përmbushur këtë standard ligjor.

Në këtë situatë shtrohet pyetja nëse PDK-ja po e përdor kërkesën për rinumërim të plotë më shumë si instrument për të vënë në dyshim rezultatin zgjedhor sesa si një pretendim të mbështetur në fakte, duke pasur parasysh se PZAP e rrëzoi ankesën si të pabazuar, si dhe nëse kjo pasqyron mungesë besimi brenda vetë PDK-së ndaj procesit zgjedhor dhe rezultateve të kandidatëve të saj.

Burjani: Duhet të ketë parregullsi serioze që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” ka folur juristi Blerim Burjani.

Sipas tij, pakënaqësitë e individëve të caktuar mund të ekzistojnë, por për të kërkuar rinumërim votash nevojiten prova të forta që prekin integritetin e procesit zgjedhor.

“Po, ka pakënaqësi nga individë të caktuar, por që të shkohet në rinumërim të votave duhet të ekzistojnë arsye dhe prova të forta. Në raste të tilla, duhet të ketë parregullsi serioze që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Burjani nënvizon se rinumërimi ose kontestimi i rezultateve zgjedhore nuk mund të kërkohet vetëm mbi bazën e dyshimeve apo pakënaqësive, por duhet të mbështetet në prova dhe fakte konkrete, ndërsa vendimin përfundimtar e merr PZAP pasi shqyrton të gjitha rrethanat dhe raportet përkatëse.

“Për të vlerësuar nëse ka bazë për rinumërim apo kontestim të rezultatit, vendos Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke u bazuar në hetimet që zhvillon, raportet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe, kur është e nevojshme, në bashkëpunim me organet e rendit.

Prandaj, për të kërkuar rinumërim ose për të kontestuar rezultatin zgjedhor, duhet të paraqiten fakte serioze dhe dëshmi konkrete. Këto kërkesa mund të parashtrohen nga subjektet politike, por edhe nga kandidatët e tyre për deputetë”, foli Burjani për “Bota sot”.

Mehmeti: Besoj se synimi ka qenë që procesi të mbyllet sa më shpejt dhe të mos zgjatet më tej

Në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti vlerëson se PDK-ja mund të ketë zgjedhur të mos e shtyjë më tej idenë e rinumërimit të plotë, nga frika se një proces i tillë do të nxirrte ndryshime në renditjen e kandidatëve dhe do të thellonte debatet dhe pakënaqësitë e brendshme.

“Nëse analizohet kërkesa e PDK-së, mendoj se arsyeja kryesore ka qenë shmangia e hapjes së mëtejshme të çështjes së kutive dhe procesit të rinumërimit. Në rast se do të bëhej një rinumërim i plotë, mund të dilnin në pah ndryshime të konsiderueshme në rezultatet e kandidatëve, gjë që do të hapte debate të reja brenda parties”, foli ai.

Analisti shton se PDK-ja, me gjasë, ka synuar që i gjithë procesi zgjedhor të përfundojë sa më shpejt për të shmangur tensione të tjera, duke theksuar se këtë herë mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë po zhvillohen kryesisht brenda vetë partisë dhe ndërmjet kandidatëve të saj.

“Për këtë arsye, besoj se synimi ka qenë që procesi të mbyllet sa më shpejt dhe të mos zgjatet më tej. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë arsye tjetër thelbësore. Brenda PDK-së ka pasur gjithmonë gara dhe pakënaqësi të brendshme pas zgjedhjeve, por këtë herë duket se përplasjet nuk po vijnë nga partitë kundërshtare, por nga vetë kandidatët dhe strukturat e partisë.

Kjo tregon se konkurrenca e brendshme ka qenë e fortë dhe se debatet rreth rezultatit po zhvillohen kryesisht brenda vetë subjektit politik”, përfundoi analisti Mehmeti për “Bota sot”.


Shtuar 23.06.2026 16:34

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetgrandpashabet