Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, komentoi sot deklaratën që kreu i ASH-së, Arben Taravari, dha mbrëmë lidhur me një rikthim të mundshëm në qeveri.
Sipas Mickoskit, tema të tilla nuk janë për t’u diskutuar përmes mediave.
Të lidhura
None found
“Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave”, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.
I pyetur për qëndrimin e Taravarit, i cili tha se nëse ka garanci për rrugën evropiane të vendit dhe për ndryshimet kushtetuese, Mickoski u shpreh se nuk ekziston garanci më e madhe sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction”.
“Nuk ka garanci më të madhe për rrugën e integrimit evropian sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction””, shtoi Mickoski.
