Tabaku: Treguesit e AmCham nxjerrin në pah dështimin e modelit ekonomik dhe shtimin e korrupsionit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot e pranishme në prezantimin e Indeksit të Biznesit 2025 të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), raport që shënoi nivelin më të ulët që nga viti 2013 dhe evidentoi një përkeqësim të fortë të klimës së biznesit, si edhe rënie të besimit të sipërmarrjes ndaj ekonomisë shqiptare.

Sipas të dhënave të publikuara nga AmCham, Indeksi i Përgjithshëm i Biznesit zbriti në 40.34 pikë, ndërsa disa nga treguesit kryesorë regjistruan rëniet më të mëdha të dekadës së fundit.

Të lidhura

None found

Ndër treguesit me rezultatet më negative u renditën korrupsioni, që ra nga 38.25 në 28.89 pikë, burokracia qeveritare, nga 35.93 në 26.39 pikë, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, nga 30.96 në 26.11 pikë, si edhe klima politike e brendshme, e cila pësoi uljen më të madhe duke zbritur në 28.06 pikë. Po ashtu, performanca e ekonomisë shqiptare humbi mbi 11 pikë në krahasim me një vit më parë.

Gjatë diskutimit, Tabaku theksoi se këto rezultate nuk duhen parë thjesht si perceptim i komunitetit të biznesit, por si pasqyrim i problemeve strukturore që, sipas saj, janë krijuar në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Ajo u shpreh se një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me faktin se shumë reforma dhe ligje të miratuara në kuadër të integrimit europian kanë mbetur vetëm në letër, ndërkohë që bizneset vijojnë të përballen me pasiguri juridike, burokraci dhe zbatim selektiv të ligjit.

Deputetja demokrate ndaloi në mënyrë të veçantë te rënia e treguesit të korrupsionit, të cilën e lidhi me përqendrimin e tregut në pak operatorë ekonomikë dhe me dobësimin e konkurrencës reale.

Sipas Tabakut, në shumë sektorë të ekonomisë po operojnë gjithnjë e më pak subjekte, ndërsa po shtohen kontratat e drejtpërdrejta dhe privilegjet e përqendruara në pak duar, situatë që, sipas saj, krijon terren për monopole dhe oligopole në dëm të tregut të lirë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për efektet që pastrimi i parave dhe ekonomia informale kanë ushtruar mbi strukturën ekonomike të vendit. Tabaku nënvizoi se zhvlerësimi i euros me rreth 30% në vitet e fundit nuk është shoqëruar as me rritje të produktivitetit, as me shtim të eksporteve, por ka prodhuar pasoja të rënda për sektorët prodhues.

Sipas saj, ndër më të goditurit kanë qenë bujqësia, industria përpunuese dhe fasoneria, ndërsa ekonomia është orientuar gjithnjë e më tepër drejt aktiviteteve joprodhuese dhe sektorëve që përfitojnë nga paraja informale.

Një tjetër kritikë e saj kishte të bënte me atë që e cilësoi si “modeli ekonomik i favorizimeve”, ku ligje të posaçme dhe përjashtime fiskale u japin avantazh sektorëve apo investitorëve të caktuar, në dëm të konkurrencës së ndershme.

Tabaku tha se këto favore nuk ndalen vetëm te investitorët strategjikë, por përfshijnë edhe politika të tjera fiskale që deformojnë tregun dhe e drejtojnë kapitalin drejt aktiviteteve që nuk prodhojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk shpërndajnë mirëqenie në të gjithë ekonominë.

“Kur ekonomia mbështetet tek përjashtimet, tek favorizimet dhe tek përqendrimi i tregut në pak operatorë, atëherë kemi largim të investimeve produktive, rritje të korrupsionit dhe një ekonomi që bëhet gjithnjë e më pak konkurruese”, argumentoi Tabaku.

Në përfundim, ajo kërkoi rishikimin e modelit ekonomik, hartimin e një kodi fiskal me rregulla të qëndrueshme për të gjitha bizneset, më shumë transparencë në politikat fiskale dhe masa konkrete që nxisin sektorët prodhues, eksportet dhe konkurrencën e lirë.

“Ky indeks duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Nuk mund të ndërtojmë një ekonomi moderne me monopole, me favore fiskale të shpërndara sipas rastit dhe me sektorë prodhues që humbasin terren nga viti në vit”, u shpreh Tabaku.


Shtuar 23.06.2026 13:43

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş