Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka bërë komentin e tij të parë lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve.
I pyetur drejtpërdrejt nëse pritet të ketë bashkëpunim me LDK-në, ai u shpreh se komunikimi me partitë politike do të fillojë sapo të certifikohen rezultatet zgjedhore.
Të lidhura
None found
“Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë”, deklaroi Kurti.
Këto zhvillime vijnë pasi përfaqësues të LDK-së kanë treguar gatishmëri për të biseduar rreth një bashkëpunimi të mundshëm për krijimin e institucioneve të reja.
Megjithatë, Kurti nuk dha më shumë hollësi për mënyrën se si mund të marrë formë ky bashkëpunim, duke e lënë të hapur çështjen e negociatave deri në përfundimin e procesit të certifikimit të rezultateve.
