Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku prezantoi finalet e Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi këtë projekt si një pasojë të drejtpërdrejtë të kërkesave të ngritura nga studentët në protestat e vitit 2018.
Rama u shpreh se kampusi përfaqëson një rezultat të protestës studentore të atij viti, duke theksuar se kërkesat e tyre u dëgjuan me vëmendje. Sipas tij, u veçuan të gjitha ato që nuk kishin lidhje me të ardhmen dhe me mundësitë reale, ndërsa mbi bazën e paktit për universitetin u ngrit një proces që prodhoi një sërë risish pozitive.
Të lidhura
None found
Ai shtoi se ky proces ka sjellë përmirësime të ndjeshme në kushtet e konvikteve dhe të universiteteve, si edhe një mbështetje më të madhe për arsimin e lartë. Mes të tjerash, kryeministri theksoi se qeveria është e ndërgjegjshme që kjo punë duhet të avancojë edhe më tej.
