Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Në pjesën e parë të ditës parashikohet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa pas mesditës pritet një shtim i ngadaltë i vranësirave mesatare deri të dendura, më të dukshme në zonat kodrinore dhe malore.
Përgjatë vijës bregdetare, kthjellimet do të mbizotërojnë.
Të lidhura
None found
Nga mesdita dhe deri në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore priten reshje lokale shiu, me përjashtim të zonës së bregdetit.
Në relievet malore, reshjet do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në zona të veçuara nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Në fund të pasdites, reshjet parashikohet të ndërpriten dhe moti të rikthehet sërish i kthjellët.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 12 m/s.
Sa i takon detit, si në Adriatik ashtu edhe në Jon, ai do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë.


