Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, konfirmoi se ribalanci i buxhetit do të jetë nesër në rend dite në një seancë qeveritare. Ajo bëri të ditur se do të ketë korrigjim të deficitit buxhetor, konkretisht rritje të tij.
Sipas saj, kjo ndërhyrje lidhet me nevojat e shtuara për financimin e investimeve kapitale. Paralelisht, do të bëhen korrigjime edhe në anën e të ardhurave, veçanërisht te akcizat, për shkak të masave të ndërmarra për karburantet si reagim ndaj krizës.
Të lidhura
None found
E pyetur për koston e masave, përfshirë uljen e TVSH-së dhe të akcizave për karburantet, ministrja tha se akciza duhet të korrigjohet për rreth 1,5 miliardë denarë. Megjithatë, ajo theksoi se për momentin është e vështirë të bëhen përllogaritje të sakta.
“Gjëja që në këtë moment mund ta them është se do të kemi një korrigjim të caktuar të deficitit buxhetor për lart dhe për herë të parë do të kemi rritje të deficitit buxhetor si rezultat i nevojave të rritura për financimin e shpenzimeve kapitale, përkatësisht investimeve kapitale, që mendoj se në përputhje me ligjin për buxhete i justifikon gjendjet.
Dhe në të njëjtën kohë kemi edhe korrigjime të caktuara, pra në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizës për shkak të të gjitha atyre masave që i kemi pasur në periudhën e kaluar”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska.
