Nga Nju Jorku në Dibër e më pas në Tiranë, Rrape Ruci i bashkohet protestës masive

Në Tiranë po zhvillohet dita e 22-të e protestës jopartiake.

Si edhe në ditët e tjera, qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Gjatë lëvizjes së tyre, ata kanë kaluar pranë ‘Fan Zone’, teksa thërrisnin: Bashkohuni me ne!

Në mesin e dhjetëra mijëra protestuesve ndodhet edhe veprimtari dhe patrioti dibran, Rrape Ruci, i cili ka udhëtuar nga Nju Jorku në Dibër dhe nga Dibra në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë.

I mbështjellë me flamurin kuq e zi, njësoj si në periudhat e vështira kur ka protestuar për çështjen shqiptare në Nju Jork, Uashington dhe vende të tjera, Rrape Ruci edhe kësaj here i është përgjigjur pa hezitim thirrjes së mëmëdheut me respekt të plotë.

Tashmë qytetarët janë vendosur përpara Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalime përpara marshimit në rrugët e Tiranës.

Ndërsa ndodheshin para Kryeministrisë, mes qytetarëve pati përplasje lidhur me atë se kush do ta mbante i pari fjalimin, çka bëri që një prej folësve me megafon të kërkonte qetësi dhe t’u bënte thirrje protestuesve të ruanin bashkimin.


Shtuar 22.06.2026 14:15

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet