Gjatë ditës së sotme, në Maqedoninë e Veriut pritet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta deri mesatare.
Në orët e pasdites parashikohet shtim i vranësirave të paqëndrueshme, me reshje shiu, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa lokalisht do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshërit.
Të lidhura
None found
Era do të jetë e dobët deri mesatare, por në disa momente do të intensifikohet dhe do të fryjë e fortë nga drejtimi i veriut.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë prej 29 deri në 38 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Në pjesën e dytë të ditës pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi, bubullima dhe erë të fortë nga veriu.
Në kryeqytet, temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 35 gradë.
