Në një apartament në Torino janë gjetur pa shenja jete një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare.
Hetimet e para të autoriteteve flasin për dyshimin e një vrasjeje të pasuar nga vetëvrasja, ku nëna besohet se fillimisht i mori jetën të bijës dhe më pas vrau veten.
Të lidhura
None found
Dy trupat janë zbuluar nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila pësoi gjendje shoku dhe u dërgua për mjekim në Spitalin Maria Vittoria.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërriti shërbimi i urgjencës mjekësore, i cili tentoi të rikthente në jetë 13-vjeçaren, por ndërhyrja nuk pati rezultat.
Gruaja jetonte prej kohësh e ndarë nga bashkëshorti dhe në apartament banonte vetëm me dy vajzat e saj. Ndërkohë, policia e skuadrës fluturuese po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
