Protesta madhështore e qytetarëve mbrëmjen e djeshme ka bërë jehonë kudo, jo vetëm me lajmet e përhapura në të gjitha mediat e vendit dhe ato botërore, por edhe me pamjet e saj spektakolare.
Momenti më i veçantë ishte rrethimi simbolik i Kryeministrisë në mesnatë nga protestuesit e panumërt.
Të lidhura
None found
Pamjet e filmuara mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë mahnitëse, në atë që mund të konsiderohet protesta më masive e ndodhur ndonjëherë në kryeqytet.
“Revolucioni Flamingo”, protesta që qëndron përtej partive politike dhe është revoltë e pastër qytetare për pakënaqësitë e përditshme dhe skandalet e kësaj qeverie, mbushi dje Tiranën.
Në pamjet që shihni, duket se si Kryeministria është rrethuar nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet e tyre kërkonin dorëheqjen, klasë të re politike, arrestimin e Ballukut, një Shqipëri të re dhe revolucion.
Sot mbahet edhe protesta e 22-të para kryeministrisë, teksa qytetarët e gdhinë para godinës qeveritare, duke deklaruar se nuk do dorëzohen deri në fund.


