Dita-ditës po zbulohen përgjime dhe mesazhe të reja nga ana e Florentino Perez që janë publikuar nga “El Confidencial”. Këtë herë është Mesut Ozili që e ka pësuar dhe gjithçka lidhet me vitin 2010 kur mesfushori turk është vendosur nën urdhërat e Jose Mourinho te Reali i Madridit. Futbollisti ishte në moshën 21-vjeçare gjatë asaj kohe dhe kishte rënë në dashuri me një modele italiane.
Këtu futet edhe trajneri Jose Mourinho që e ka këshilluar Ozilin që të ndahet, pasi vajza e tij kishte shkuar në shtrat me të paktën dy ekipe futbolli të Serisë A. Gjithçka e zbuluar nga fjalët e presidentit të Realit, Perez. “Ozili është një nga këta turqit e brezit të tretë që zbulon Madridin. Ai ra në dashuri me një modele italiane, nga Milano. Merrte aeroplanin privat, shkonte në Milano, shkonte në shtrat me modelen dhe pastaj kthehej prapë”. Më pas ishte Jose Mourinho që i ka treguar edhe intimitetin e femrës së Ozil.
“A do të më lejosh mua që të flas sikur të jem babai yt? Dhe Ozili që natyrisht u përgjigj: “Po, po. Pa problem”. Shiko, ajo vajzë me të cilën ti po del ka shkuar në shtrat me gjithë Interin, me të gjithë Milanin, duke përfshirë edhe stafet teknike të dy ekipeve”. Këto ishin fjalët e trajnerit portugez dhe Ozil do t’i jepte menjëherë fund lidhjes.