Irani njofton sërish mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe pretendon se SHBA po shkel marrëveshjen

Irani ka bërë të ditur sërish se ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa drejtuesit e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura e lidhën këtë veprim me atë që e përshkruajnë si shkelje të armëpushimit nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Autoritetet ushtarake iraniane, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, kanë deklaruar se bllokimi i kësaj rruge detare, një nga më të rëndësishmet në botë për transportin e naftës, përfaqëson “hapin e parë” në reagimin e Teheranit.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e tyre, zyrtarët e Iranit theksuan se mund të pasojnë edhe veprime të tjera nëse, sipas tyre, vijojnë sulmet dhe shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit të parashikuar në memorandumin e mirëkuptimit.

“Ky është hapi i parë dhe do të pasohen nga masa të tjera nëse agresioni vazhdon”, citohet të kenë thënë mediat iraniane në deklaratë.

Ngushtica e Hormuzit shihet si një nyje strategjike për tregtinë botërore të energjisë, për shkak se përmes saj kalon një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës dhe gazit. Çdo pengesë në qarkullimin në këtë korridor detar pritet të ndikojë menjëherë në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimet e energjisë.

Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli për deklaratat e bëra nga autoritetet iraniane.


Shtuar 20.06.2026 15:56

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkralbetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet