Altay Oskemen ka zyrtarizuar afrimin e Dmitriy Podstrelov, me sulmuesin 27-vjeçar që do të vazhdojë karrierën në Premier Ligën e Kazakistanit pas ndarjes nga Dinamo Minsk.
Klubi kazak nuk ka paguar asnjë shumë për transferimin e bjellorusit, pasi ai ishte lojtar i lirë. Nga ana e tij, Podstrelov ka nënshkruar një marrëveshje 6-mujore, e cila zgjat deri në fund të këtij viti.
Të lidhura
None found
Futbollisti njihet edhe në Shqipëri, pasi ishte pjesë e Partizanit nga janari deri në korrik të vitit 2025. Pikërisht në korrik të atij viti, ai “tradhtoi” të kuqtë duke zgjedhur të transferohej te Dinamo Minsk.
Për Podstrelov, kalimi në Kazakistan përbën një rikthim, pasi ai ka luajtur më herët në këtë kampionat me skuadrën e Kaspiy Aktau.
