Kosova avancon me dy vende në renditjen botërore të FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futbollin e femrave është ngjitur me dy pozita në klasifikimin e fundit botëror të FIFA-s, duke u renditur në vendin e 83-të.

Renditja e re u publikua të martën nga FIFA. Në klasifikimin e 16 qershorit, Kosova ishte pozicionuar në vendin e 85-të, ndërsa në prill gjendej në pozitën e 81-të.

Të lidhura

None found

Ky avancim vjen edhe pse ‘Dardanet’ u mposhtën në të dyja ndeshjet e plejofit kualifikues për Kupën e Botës kundër Austrisë.

Ndryshimi në renditjen botërore është ndikuar nga rezultatet e përfaqësueseve të tjera dhe koeficientët përkatës të tyre.

Austria, e cila fitoi të dyja përballjet me Kosovën, ka zbritur për dy pozita në ranglistë. Shqipëria, nga ana tjetër, renditet e 68-ta, pasi ka humbur një vend.

Spanja vijon të kryesojë renditjen botërore, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.


Shtuar më 21.10.2026 10:42