Disfata 0-1 ndaj Paraguait i ka shuar Turqisë çdo mundësi për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Në Grupin D, SHBA-ja e ka siguruar tashmë vendin e parë, ndërsa renditja për pozitën e dytë dhe të tretë do të vendoset në përballjen direkte mes Australisë dhe Paraguait, e cila luhet të premten në ora 04:00. Nëse sfida në ‘Santa Clara’ mbyllet në barazim, të dyja përfaqësueset kalojnë më tej.
Turqia, ndonëse në dy takimet e para regjistroi 62 goditje drejt portës, nuk arriti të shënojë asnjë gol dhe mbeti pa asnjë pikë. Kjo e la jashtë raundit të dytë të turneut, ndërsa dy skuadra të tjera nga Grupi D do t’i bashkohen SHBA-së në garën për të siguruar një vend në fazën e 1/16-tës.
Të lidhura
None found
Sipas përllogaritjeve të platformës Football Meets Data, një barazim në ndeshjen e ardhshme do t’i dërgonte të dyja ekipet në fazën eliminatore me nga katër pikë secila.
Nga ana tjetër, humbja e cilësdo skuadër mund të nënkuptojë edhe përfundimin e rrugëtimit të saj në këtë kompeticion.
Kujtojmë se Paraguai në ndeshjen e parë u mposht 1-4 nga SHBA-të, ndërsa këtë mëngjes triumfoi 1-0 ndaj Turqisë.
Australia e nisi turneun me suksesin 2-0 përballë Turqisë, por më pas u mund 0-2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
