Tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga temperaturat ekstreme në Kanionin e Madh të Arizonës

Tre alpinistë kanë humbur jetën këtë javë në Parkun Kombëtar të Kanionit të Madh në Arizona, si pasojë e nxehtësisë, raportojnë mediat lokale.

Në brendësi të kanionit, temperaturat mund të ngjiten mbi 43 gradë Celsius, madje edhe në zona me hije.

Të lidhura

None found

Sipas Associated Press, më 12 qershor një burrë 72-vjeçar u ndje keq nga vapa teksa po ecte në shtegun e njohur South Kaibab. Ai ndërroi jetë përpara se ekipet e shpëtimit të arrinin në vendngjarje.

Pas katër ditësh, edhe një burrë 67-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u sëmurën nga i nxehti gjatë ecjes në Shtegun North Kaibab dhe humbën jetën para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit, bëri të ditur Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së.

“Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të ekipeve të shpëtimit, të tre alpinistët nuk mundën të mbijetonin”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Gjatë javëve të fundit është vërejtur një shtim i rasteve të goditjes nga nxehtësia në Kanionin e Madh. Për shkak të temperaturave të larta, autoritetet e parkut u kanë bërë thirrje alpinistëve të shmangin shtigjet nga ora 10:00 deri në 16:00.

Trupat e tre viktimave janë dërguar në Zyrën e Mjekut Ligjor të Qarkut Coconino, ku ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.


Shtuar 20.06.2026 10:29

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomjojobetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibombetsmovejojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobet