Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 20-të kombëtare kundër projektit të Zvërnecit, ku qytetarët janë mbledhur sërish këtë të premte para Kryeministrisë.
Teksa në podium janë ngjitur disa personalitete, nuk kanë munguar as deklaratat e forta nga protestuesit.
Të lidhura
None found
Një qytetar nga Bulqiza i ka vendosur një “ultimatum” kryeministrit Edi Rama nga protesta, duke i kërkuar të japë dorëheqjen. Në të kundërt, ai paralajmëroi se protestuesit do ta tërhiqnin zvarrë.
“Kjo rini e bukur, o torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Jo, o torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai, se ky ka lajthitur. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha ai.
