Vedat Muriqi flet për herë të parë pas rikthimit te Fenerbahce

Vedat Muriqi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Fenerbahces, me klubin turk që ka konfirmuar transferimin e sulmuesit kosovar. Lojtari ka firmosur një marrëveshje trevjeçare me gjigantin e Turqisë.

Në njoftimin e publikuar, Fenerbahce bëri të ditur se është arritur marrëveshja si me Vedat Muriqin, ashtu edhe me klubin e tij, Mallorca, për kalimin e tij.

Të lidhura

None found

Klubi theksoi gjithashtu se Muriqi, sulmues i lindur në vitin 1994, ka vendosur firmën mbi një kontratë trevjeçare me Fenerbahcen.

Sipas komunikatës së klubit, në ceremoninë e nënshkrimit të zhvilluar në stadiumin Chobani, në Kompleksin Sportiv Fenerbahce Sukru Saracoglu, morën pjesë presidenti Aziz Yildirim, anëtarë të bordit dhe drejtori i futbollit, Oguz Çetin.

Menjëherë pas zyrtarizimit si lojtar i Fenerbahces, Muriqi shprehu mirënjohjen për besimin e marrë dhe u zotua para tifozëve se do të japë maksimumin.

“Falënderoj sinqerisht presidentin tonë, z. Oguz, trajnerin tonë të dashur Ismail Kartal dhe të gjithë tifozët e vyer të Fenerbahces që më konsideruan të denjë për këtë fanellë përsëri”.

“Mund të jeni të sigurt se nuk do të hezitoj kurrë të luftoj për këtë emblemë. Mund të them që tani e tutje se do të jem i denjë për këtë fanellë përsëri, si gjithmonë”.

“Shpresojmë që fundi i rrugës të jetë një kampionat”, ka deklaruar Muriqi pas zyrtarizimit.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetultrabetGrandpashabetpadişahbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet