Zyra e BE-së në Prishtinë: Rusia po mbetet pa burra si për luftë, ashtu edhe për ekonomi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar një postim ku thekson se Rusia po përballet me një rënie të popullsisë mashkullore në moshë pune, si pasojë e lindshmërisë së ulët, vdekshmërisë së lartë, emigracionit në rritje dhe humbjeve të mëdha në luftën në Ukrainë.

Në reagimin e saj, përfaqësia e BE-së në Prishtinë ka hedhur poshtë pretendimet se shteti i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin ka një fuqi punëtore të pakufizuar, duke nënvizuar se gjendja demografike në vend dëshmon të kundërtën.

Të lidhura

None found

Sipas këtij postimi, numri i burrave në moshë pune është tkurrur ndjeshëm, ndërsa lufta e ka rënduar edhe më shumë këtë situatë.

Zyra e BE-së pretendon se, që nga viti 2022, Rusia ka pësuar mbi 1.3 milion humbje në fushëbetejë dhe, së bashku me ata që janë larguar nga vendi, ky shtet u “tret” për 2 milionë banorë.

Për të kompensuar mungesën e personelit, i njëjti burim thotë se Moska ka rekrutuar rreth 27 mijë shtetas të huaj nga 130 vende të ndryshme.

“Shumë prej tyre janë detyruar ose mashtruar që të vdesin për iluzionet perandorake të Kremlinit”, thuhet në postim.

Sipas vlerësimit të Zyrës së BE-së, angazhimi i të huajve mund t’i sigurojë Rusisë vetëm një lehtësim të përkohshëm, por nuk është në gjendje të zgjidhë problemet strukturore me të cilat po përballet vendi.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusisë po i mbarojnë burrat si për luftën, ashtu edhe për ekonominë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.


Shtuar 19.06.2026 16:32

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet