Kosova në Grupin 10 me Italinë dhe Gjeorgjinë në kualifikimet për Botërorin 2028 në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka mësuar rivalët që do të ketë përballë në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028.

Shorti i organizuar nga UEFA e ka vendosur Kosovën në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Italia dhe Gjeorgjia.

Të lidhura

None found

“Dardanët” do të synojnë t’i vazhdojnë paraqitjet e mira dhe të garojnë për sigurimin e një vendi në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Arritja në Main Round erdhi pasi Kosova kaloi me sukses fazën paraprake të kualifikimeve, duke konfirmuar një ecuri të qëndrueshme në skenën ndërkombëtare të futsallit.

Sipas skemës së UEFA-s, 36 përfaqësuese janë të ndara në 12 grupe me nga tri ekipe secili. Vendet e para të grupeve, së bashku me katër vendet e dyta më të mira, do të avancojnë drejtpërdrejt në Elite Round, ndërsa tetë kombëtaret e tjera që përfundojnë të dytat do të luajnë në play-off.

Ndeshjet e Main Round janë paraparë të zhvillohen nga tetori 2026 deri në mars 2027.


Shtuar 19.06.2026 13:03

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet