Costa: Zgjerimi i BE-së hyn në një etapë të re, Ballkani Perëndimor pjesë e diskutimeve në Këshillin Europian

Samiti dyditor i Këshillit Europian, i nisur të enjten në Bruksel, vazhdon edhe sot, ndërsa Ballkani Perëndimor është përfshirë në rendin e ditës si pika e 13-të e bisedimeve.

Në letrën e ftesës që u ka dërguar udhëheqësve të vendeve të BE-së, presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i është referuar samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tivat. Ai ka nënvizuar se procesi i zgjerimit po kalon në një fazë të re, më dinamike, duke folur për një “moment të ri” dhe një “hov të ripërtërirë”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Bashkimi Europian do të zhvillojë këtë vjeshtë një debat strategjik për zgjerimin dhe reformat, një qëndrim që pritet të pasqyrohet edhe në dokumentin përfundimtar të samitit të liderëve të unionit në Bruksel.

“Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë në takimin e tetorit 2026 një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit të udhëheqësve, të cilat i ka parë Radio Europa e Lirë.

Diskutimi i ardhshëm strategjik pritet të fokusohet te qasja e re për zgjerimin. Kjo qasje ende nuk është zyrtarizuar, por është përmendur tashmë në të paktën tri dokumente të publikuara gjatë javëve të fundit.

Propozimi i parë u paraqit nga kancelari gjerman Friedrich Merz në fund të majit, kur ai u dorëzoi institucioneve europiane të ashtuquajturin non-paper.

Në këtë dokument, Merz propozoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vëzhguesit në BE, ndërsa Ukrainës t’i jepet statusi i anëtares së asociuar pa të drejtë vote.


Shtuar 19.06.2026 13:00

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet