Ibrahimovic kritikon Xhakën pas golit ndaj Bosnje Hercegovinës: Mos më flisni për lidership, tregoni veprime

Zvicra triumfoi 4-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, në një takim ku në listën e golashënuesve u fut edhe Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i helvetëve realizoi nga pika e bardhë në minutën e 97-të, por ky veprim solli reagime të forta nga Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi mendon se penalltia duhej t’i besohej Johan Manzambi, pasi lojtari i Zvicrës kishte shënuar tashmë dy herë dhe me atë 11-metërsh do të kishte mundësinë të kompletonte “hat-trick”.

Të lidhura

None found

“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti.

Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia jepte topin Manzambit. Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti. Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick.

Për mua është e thjeshtë, nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, është shprehur Ibrahimovic.


grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet