Trump has vështirësi gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë, medaljen e veteranit e lidh me nyjë para kamerave

Në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u gjend në një situatë të sikletshme teksa nderonte tre veteranë ushtarakë me Medaljen e Nderit, dekoratën më të lartë ushtarake amerikane.

Vëmendjen më të madhe e mori momenti kur Trump tentoi t’ia vendoste medaljen në qafë Majorit të Ushtrisë, Nicholas Dockery. Sipas pamjeve të publikuara, ai u përpoq për disa sekonda ta fiksonte dekoratën, por nuk ia doli. Pas një çasti hezitimi dhe heshtjeje, presidenti amerikan vendosi ta zgjidhte situatën duke e lidhur shiritin e medaljes me nyjë.

Të lidhura

None found

Me Majorin e Marinës, James Capers Jr., ceremonia kaloi ndryshe, pasi Trump ia vendosi medaljen pa hasur asnjë vështirësi.

Medalja e Nderit iu akordua tre veteranëve për akte të jashtëzakonshme heroizmi në Vietnam dhe Afganistan. Krahas Capers Jr. dhe Dockery, kjo dekoratë iu dha pas vdekjes edhe Kolonelit të Marinës, John Ripley, i cili ndërroi jetë në vitin 2008.

Gjatë ceremonisë, Trump u shpreh: “Këta janë burra të shkëlqyer, njerëz të shkëlqyer. Ju falënderojmë dhe nuk do t’ju harrojmë kurrë”.

James Capers Jr., 88 vjeç, mori këtë nderim për trimërinë e treguar gjatë një misioni në Vietnam në vitin 1967. Edhe pse u plagos rëndë nga shpërthimi i një mine, ai mori drejtimin e njësisë së tij, kërkoi mbështetje ajrore dhe siguroi nxjerrjen nga zona të të gjithë ushtarëve të plagosur, përpara se të largohej vetë nga fusha e betejës.

Nicholas Dockery u vlerësua për veprimet e tij heroike në Afganistan në vitin 2012, kur njësia që drejtonte ra në një pritë të ngritur nga rreth 150 luftëtarë talebanë. Nën zjarr, ai shpëtoi ushtarë të plagosur, neutralizoi dy sulmues që kërcënonin jetën e një kolegu dhe refuzoi të largohej derisa të gjithë të plagosurit të dërgoheshin në siguri.

Ndërkohë, Koloneli John Ripley u nderua pas vdekjes për një operacion të jashtëzakonshëm në Vietnam në vitin 1972. Ai vendosi i vetëm rreth 500 kilogramë eksplozivë për të shembur një urë strategjike, duke ndalur përparimin e mbi 30 mijë ushtarëve dhe qindra tankeve të Vietnamit të Veriut.

Ceremonia u karakterizua nga emocione dhe vlerësime për sakrificat e veteranëve, ndërsa episodi i Trump me medaljen mori gjithashtu vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.


Shtuar 19.06.2026 08:48

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet