Republika Çeke dhe Afrika e Jugut nuk shkuan më shumë se një barazim 1 – 1 në ndeshjen e dytë të Grupit A të Kupës së Botës 2026, në një duel ku të dyja skuadrat kërkuan me ngulm fitoren dhe 3 pikët, por pa ia dalë.
Formacioni evropian kaloi shumë shpejt në epërsi, teksa Sadilek gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të të takimit.
Të lidhura
None found
Çekët e ruajtën këtë avantazh me shumë përkushtim deri në minutën e 83-të, kur Mokoena riktheu ekuilibrat dhe i dha Afrikës së Jugut golin e barazimit.
Pas 2 ndeshje të zhvilluara në Grupin A, të dyja përfaqësueset kanë grumbulluar vetëm 1 pikë, ndërsa mundësitë për një kualifikim të mundshëm në fazën me eliminim janë zvogëluar ndjeshëm.
