Bloomberg: Si u shpëtua marrëveshja SHBA-Iran pas goditjes izraelite në Liban

Mbrëmjen e së dielës, 14 qershor, vëmendja në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë ishte përqendruar te një event i UFC-së. Poshtë konstruksionit metalik që organizatorët e pagëzuan “Kthetra”, Justin Gaethje kremtoi triumfin e tij me një xhiro mbresëlënëse jashtë tetëkëndëshit.

Nga vendet e para të tribunës, Donald Trump ndoqi spektaklin, pak pasi kishte deklaruar se lufta me Iranin kishte përfunduar dhe se Ngushtica e Hormuzit po hapej sërish.

Të lidhura

None found

Vetëm pak orë më herët, ndërsa bëhej gati të festonte në Shtëpinë e Bardhë ditëlindjen e tij të 80-të me familjarët, presidenti amerikan kishte tronditur opinionin ndërkombëtar përmes një postimi në Truth Social.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit është përfunduar. Urime të gjithëve. Unë mbështes plotësisht hapjen e Ngushticës së Hormuzit pa tarifa tranziti dhe heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët tuaj. Lëreni naftën të rrjedhë”, shkroi ai.

Por, si në shumë episode të tjera të kësaj lufte, deklaratat e presidentit shkuan përtej realitetit në terren. Marrëveshja ende nuk ishte publikuar e plotë, firmosja zyrtare mbetej disa ditë larg dhe temat më delikate programi bërthamor, sanksionet dhe fronti libanez vijonin të ishin pa zgjidhje.

Sulmi që rrezikoi të rrëzonte gjithë procesin diplomatik

Ajo ujdi ishte pranë dështimit pikërisht atë mëngjes. Rreth orës 6:45 sipas kohës së Uashingtonit, Izraeli goditi objektiva në jug të Bejrutit. Negociatorët iranianë kishin paralajmëruar vazhdimisht se një lëvizje e tillë mund t’i çonte bisedimet drejt kolapsit përfundimtar.

Autoritetet izraelite thanë se bombardimi ishte kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara nga Hezbollahu. Megjithatë, në Perëndim dhe në disa kryeqytete arabe, kjo u interpretua ndryshe: si një përpjekje e fundit e Benjamin Netanyahut për të sabotuar një marrëveshje nga e cila ai ishte lënë praktikisht jashtë.

Si reagim, Teherani pezulloi përkohësisht kontaktet. Katër orë më pas, Trump doli vetë publikisht kundër goditjes izraelite, duke thënë se ajo “nuk duhej të kishte ndodhur”.

Pakënaqësia e tij me aleatin që dikur konsiderohej i afërt nuk ishte më e fshehtë. Sipas raportimeve, ai foli në telefon me Netanyahun dhe i shprehu zemërimin, pasi besonte se bombardimet po vinin në rrezik muaj të tërë pune diplomatike.

Katari merr rol drejtues

Pas kësaj marrëveshjeje qëndronin muaj të tërë përpjekjesh ndërmjetësuese. Që prej marsit, Katari kishte pasur një rol mbështetës së bashku me Pakistanin, Egjiptin dhe Turqinë, por deri në mesin e majit kishte shmangur marrjen e drejtimit të procesit.

Gjithçka ndryshoi kur si Uashingtoni, ashtu edhe Teherani, i kërkuan Dohës që të përfshihej më drejtpërdrejt.

Për këtë qëllim, Katari dërgoi në mënyrë të fshehtë një delegacion të nivelit të lartë në Teheran përmes Turqisë, me synimin për t’iu shmangur vëmendjes publike. Misioni ishte të kuptoheshin synimet reale të udhëheqjes iraniane dhe të zbuloheshin kompromiset e mundshme. Ndërmjetësit katarianë ndodheshin në kryeqytetin iranian pikërisht në momentin kur Trump ripërsëriti publikisht kërcënimin për veprim ushtarak, duke deklaruar se “koha po mbaron për Iranin”.

Një ditë më vonë, presidenti amerikan bëri të ditur se kishte shtyrë një sulm të planifikuar, pas kërkesës së Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, sepse negociatat serioze ishin në zhvillim.


Shtuar 18.06.2026 13:27

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu