Sinisa Mihajlovic ka prishur gjithçka. Bologna arriti marrëveshjen me sulmuesin Diego Costa, por trajneri serb vendosi veton dhe nuk lejoi që të konkretizohej transferimi i sulmuesit brazilian.
Alfredo Pedulla shkruan se mbrëmë vonë ishte mbyllur gjithçka, për një kontratë 2-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitonte 2.5 milion euro dhe një shifër në momentin e nënshkrimit.
Clamoroso #Bologna: #DiegoCosta aveva detto sì, ma non è arrivato il via libera di #Mihajlovic. Ora non solo #Besiktas sull’attaccante svincolato, sondaggi di #Marsiglia e #Lille
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 15, 2021
32-vjeçari nuk është preferuar nga Mihajlovic, i cili preferon të marrë nga Shanghai SIPG austriakun Marko Arnautovic. Ky i fundit nuk po e zgjidh ende kontratën dhe kalimi te Bologna ka mbetur pezull.
Ndoshta Mihajlovic nuk e do Costan për shkak të përplasjeve që ka pasur në të shkuarën me lojtarë dhe trajnerë, mes tyre edhe me Antonio Conte te Chelsea.