Aksident në autostradën Fier-Lushnje, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Këtë të mërkurë, një aksident rrugor është regjistruar   në autostradën Fier-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë në hyrje të rrethrrotullimit.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave që udhëtonin në fuoristradë.

Të lidhura

None found

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjes, ku sipas burimeve spitalore ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte mjeti tip fuoristradë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


Shtuar 17.06.2026 07:39

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş