Mëngjesin e kësaj të hëne, një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.
Të lidhura
Mësohet se 45-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës tip “Toytota”.
Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi 45-vjeç.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

